Vodhi 5 mijë euro ditën e parë, zhduket punonjësja e një “Exchange” në Vlorë

Vodhi 5 mijë euro ditën e parë, zhduket punonjësja e një “Exchange” në Vlorë

Një rast i pazakontë është denoncuar në Vlorë, ku pronari i një pike këmbimi valutor i është drejtuar policisë pasi pretendon se një punonjëse e re është larguar nga puna duke marrë me vete 5 mijë euro nga arka. Sipas kallëzimit të bërë pranë autoriteteve, e reja kishte nisur punën vetëm një ditë më parë në këtë subjekt. Pronari ka denoncuar se pas marrjes së shumës së parave, ajo është larguar nga ambientet e exchange-it dhe nuk është kthyer më. Pas konstatimit të mungesës së parave dhe largimit të punonjëses, pronari ka njoftuar Policinë e Vlorës, e cila ka nisur verifikimin e rrethanave dhe hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërkohë, pronari i pikës së këmbimit valutor i ka bërë apel punonjëses që të...