Mbetën të bllokuar në Kanionet e Gjipesë/ Shpëtohet turisti holandez dhe dy fëmijët e tij të mitur

Mbetën të bllokuar në Kanionet e Gjipesë/ Shpëtohet turisti holandez dhe dy fëmijët e tij të mitur

Një turist holandez dhe dy fëmijët e tij të mitur janë shpëtuar mbrëmjen e djeshme pasi mbetën të bllokuar në një zonë të vështirë të Kanioneve të Gjipesë, në Dhërmi. Sipas Policisë, pas marrjes së njoftimit për situatën, u nis një operacion kërkim-shpëtimi nga shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi, në bashkëpunim me Repartin Special “Delta Forcë”. Operacioni zgjati rreth 4 orë dhe u zhvillua në kushte të vështira për shkak të terrenit të thepisur dhe errësirës. Forcat e shpëtimit arritën të lokalizojnë turistin dhe dy fëmijët, duke i nxjerrë nga zona pa lëndime. Pas evakuimit, ata morën ndihmën e parë mjekësore dhe rezultuan në gjendje të mirë shëndetësore. Turisti holandez falënderoi ekipet e ndërhyrjes për ndihmën e dhënë, duke deklaruar se zona ku kishin...