Dërgohen në gjyq tre persona, mashtronin të huajt si të rifitonin paratë e humbura në ‘Call Center’
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq tre persona, të cilët akuzohen se mashtronin të huajt me pretendimin se do të fitonin paratë e humbura në Call Center. Bëhet fjalë për shtetasit me iniciale K.S., F.K. dhe E.A., të cilët akuzohen për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Moskallëzim krimi”. Hetimi ka nisur pas informacioneve operative për një aktivitet të dyshuar të paligjshëm në një ambient në rrugën “Zalli”, në zonën e Selitës, ku ushtrohej aktiviteti i një “Call Center”-i. Gjatë kontrollit në ambientet e këtij subjekti, autoritetet gjetën disa persona të ulur në poste pune të përshtatura si zyra. “Nga hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, rezultoi se shtetasit K.S. dhe F.K. kanë...
Burimi:
gijotina.com