Ligj i ri për sistemet e inteligjencës artificiale në Shqipëri, zbardhet drafti, gjoba deri në 1.5 milionë euro…
Zhvillimi i shpejtë i sistemeve të inteligjencës artificiale në Shqipëri ka krijuar nevojën për një kuadër të posaçëm ligjor që garanton përdorimin e sigurt, transparent dhe të përgjegjshëm të këtyre teknologjive. Mungesa e një kuadri të dedikuar ligjor për IA-në krijon pasiguri juridike për operatorët ekonomikë dhe institucionet publike, mungesë standardesh për sigurinë dhe transparencën e sistemeve IA, si dhe rrezik për cenimin e të drejtave themelore dhe të dhënave personale. Për këtë arsye, qeveria ka hedhur për konsultim publik një projektligj ”Për inteligjencën artificiale” i cili synon klasifikimin e sistemeve të IA-së sipas nivelit të rrezikut; kërkesa të posaçme për sistemet me rrezik të lartë; detyrime për ofruesit, përdoruesit, importuesit dhe shpërndarësit; mekanizma të mbikëqyrjes së tregut dhe vlerësimit të konformitetit; krijimin e sandbox-eve...
Burimi:
sot.com.al