Kullota, livadhe, pyje/ Çdo pronë në taksim, Rama nxjerr ligj për rritje taksash
Qeveria po përgatit një nga reformat më të thella në sistemin e taksimit vendor të viteve të fundit, e cila pritet të ndryshojë mënyrën se si tatohen pronat në Shqipëri. Projektligji i ri “Për taksën mbi pasurinë e paluajtshme”, i hedhur në konsultim publik, synon të kalojë nga sistemi aktual i taksimit drejt një modeli të bazuar në vlerën e tregut të pronave, duke prekur si ndërtesat ashtu edhe tokat. Sipas relacionit shoqërues të projektligjit, të ardhurat nga taksa e pasurisë në Shqipëri mbeten ende shumë të ulëta krahasuar me vendet e rajonit dhe ato të Bashkimit Europian. Në vitin 2025, bashkitë arkëtuan rreth 7.5 miliardë lekë nga kjo taksë, ose vetëm 0.28% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërkohë që në vendet e OECD-së kjo...
Burimi:
syri.net