Kryeministri: Dyfishuam mbështetjen ekonomike për 11 mijë të rinj me aftësi të kufizuara
Kryeministri Edi Rama deklaroi dje se 11 mijë fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuara përfitojnë nga vendimi i qeverisë për dyfishimin e mbështetjes ekonomike. Bashkë me ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, kryeministri Edi Rama zhvilloi dje një bashkëbisedim në Qendrën Sociale “Jonathan”, mbi dyfishimin e mbështetjes ekonomike të fëmijëve e të rinjve me aftësi të kufizuar, si dhe për garancitë e reja shëndetësore e shoqërore për kujdestarët e tyre. “Me shumë dashuri dhe shpresë zgjodhëm këtë vend për të folur pak më gjerë për vendimin e marrë para pak javësh, kur qeveria realizoi dyfishimin e mbështetjes për të gjithë fëmijët që janë me aftësi të veçanta”, tha Rama. Sipas tij, “prej një kohe të gjatë mbështetja për këta fëmijë ishte...
Burimi:
sot.com.al