Kriza në Lindjen e Mesme, importet e lëndëve djegëse 35% më të shtrenjta në prill

Kriza në Lindjen e Mesme, importet e lëndëve djegëse 35% më të shtrenjta në prill

Në muajin prill 2026, importet e naftës dhe lëndëve djegëse në Shqipëri rezultuan 35% më të shtrenjta krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo rritje e fortë erdhi si pasojë e përshkallëzimit të konfliktit ushtarak në Lindjen e Mesme, që ka krijuar pasiguri të mëdha në korridoret kryesore të transportit detar të naftës, si ngushtica e Hormuzit. Një kilogram nga grupi “ lëndë djegëse”, i cili dominohet nga nafta dhe benzina u importua me çmim 101,9 lekë për kilogram në prill 2026  ose 35 për qind më shumë se prilli 2025 ku një kilogram u importua me 75.3 lekë (çmimet u kalkuluan duke pjesëtuar vlerën totale të importeve të grupit “Lëndët djegëse minerale” me sasinë përkatëse në kilogram). Duke analizuar çmimet...