Anulimi i kontratës së Aeroportit të Vlorës, Pacolli i revoltuar: Çështja në arbitrazh, taksapaguesit do paguajnë faturën

Anulimi i kontratës së Aeroportit të Vlorës, Pacolli i revoltuar: Çështja në arbitrazh, taksapaguesit do paguajnë faturën

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar pas lajmeve se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procedurat për zgjidhjen e kontratës së koncesionit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Përmes rrjeteve sociale, ai deklaron se kompania MABCO Constructions SA nuk është njoftuar zyrtarisht nga autoritetet shqiptare, ndërsa paralajmëron se, nëse vendimi konfirmohet, çështja do të përfundojë në arbitrazhin tregtar ndërkombëtar, me pasoja financiare që sipas tij do t’i rëndojnë taksapaguesve shqiptarë. Reagimi i plotë i Behgjet Pacollit: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procedurën për zgjidhjen e Kontratës së Koncesionit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Deri në këtë moment, MABCO Constructions SA nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar nga Autoriteti Kontraktor. Për një investim strategjik me rëndësi kombëtare, është e papranueshme që investitori të informohet nga...