Kreu i Autoritetit të Konkurrencës shpjegon arsyet se çmimi i naftës në Kosovë rezulton më i ulët se në Shqipëri
Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba, ka shpjeguar arsyet pse çmimi i naftës në Kosovë rezulton më i ulët se në Shqipëri, duke theksuar se faktori kryesor mbetet barra e lartë fiskale në vend. Në“Kjo Javë”, Biba foli për situatën e tregut të karburanteve dhe ndikimin që kanë tensionet gjeopolitike në Lindjen e Mesme mbi çmimet. Ai theksoi se, ndonëse në vende si Italia rritja e çmimeve ka qenë më e shpejtë, në Shqipëri pesha kryesore që mban çmimet e larta lidhet me taksat. Sipas tij, detyrimet fiskale përbëjnë rreth 55–60% të çmimit të naftës në Shqipëri, duke rënduar drejtpërdrejt xhepin e konsumatorëve. Biba solli edhe shembullin e Kosovës, ku sipas tij një pjesë e madhe e karburanteve furnizohet nga Shqipëria, por megjithatë çmimi...
Burimi:
javanews.al