Kreditë e buta në Tiranë, ekspertja tregon kriteret që ju skualifikojnë nga programi

Kreditë e buta në Tiranë, ekspertja tregon kriteret që ju skualifikojnë nga programi

Bashkia e Tiranës ka hapur thirrjen më të rëndësishme për mijëra familje që janë të pastreha dhe kanë nevojë për financim me kushte të buta. Sipas të dhënave, thirrja është hapur në datën 20 prill dhe do të jetë e hapur deri në 19 maj. Kushti thelbësor për të aplikuar është që çdo individ të jetë rezident, pra i regjistruar me vendbanim në Tiranë, ndërsa nuk duhet të ketë asnjë pronë të regjistruar në emrin e tij. Eriola Çanga, eksperte e tregut real estate, thotë se individët e interesuar duhet të jenë shumë të kujdesshëm në plotësimin e kritereve, pasi nuk mjafton vetëm fakti që kanë statusin si të pastrehë. “Çdo individ që aplikon duhet të jetë mbi 18 vjeç. Nëse në pronën e prindërve...