Konsumi i karburanteve ra me 16.4% në prill, por qeveria arkëtoi njësoj taksa nga rritja e çmimeve

Konsumi i karburanteve ra me 16.4% në prill, por qeveria arkëtoi njësoj taksa nga rritja e çmimeve

Konsumi i karburanteve ka shënuar një rënie të ndjeshme në muajin prill, sipas të dhënave zyrtare të vëna në dispozicion për Monitor nga Drejtoria e Doganave. Në prill gjithsej në pompat e pikave të tregtimit me pakicë qarkulluan 33 mijë ton naftë, ose 39.2 milionë litra nga gati 40 mijë ton ose 47 milionë litra në të njëjtin muaj të një viti më parë (shih grafikun). Rënia e konsumit është e fortë prej 16.4%. Operatorët e tregut pohojnë se rënia e konsumit lidhet me shtrenjtimin e çmimit të naftës në vend dhe diferencën e tij me vendet e tjera të rajonit, sidomos Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo ka bërë që shumë makina të furnizohen në pikat kufitare me këto dy shtete. Çmimi...