Konflikti në Iran zbeh optimizmin ekonomik, Banka e Shqipërisë paralajmëron ndikim në rritje
Pak më shumë se 2 muaj luftë në Iran, ka ‘përmbysur’ parashikimet globale për ekonominë dhe çmimet në tërësi, e përjashtim nuk bën as Shqipëria, e cila deri më tani thotë Banka e Shqipërisë ka përjetuar vetëm një pasojë direkte; ‘shtrenjtim të karburantit’. Ndërsa pasoja indirekte, që nënkupton shtrenjtim të të gjithë zinxhirit të furnizimit deri të atij ushqimor ende janë të lehta. “Bazuar në informacionin aktual, konkluzioni është që ndikimi në ekonominë shqiptare do të jetë i moderuar në termat e rritjes së çmimeve, por do të jetë kalimtar dhe nuk do të lërë gjurmë afatgjata në trendet e zhvillimit të vendit”, thotë Erald Themeli, drejtor i Politikës Monetare në BSH. Pavarësisht se situata aktualisht është në kontroll pritshmëritë janë që në muajt e...
Burimi:
kohajone.com