Koçiu: Trefishim i aplikimeve në Startup Albania, të rinjtë zgjedhin të investojnë të ardhmen në vend
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu deklaroi se rritja e numrit të aplikimeve në Programin Startup Albania tregon një interes në rritje të të rinjve për të zhvilluar idetë e tyre dhe për të ndërtuar sipërmarrje në Shqipëri. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Koçiu u shpreh se trefishimi i aplikimeve në këtë program është një tregues se të rinjtë po zgjedhin gjithnjë e më shumë të investojnë në të ardhmen e tyre në vend, duke i kthyer idetë në projekte konkrete dhe histori suksesi. “Për t’i mbështetur në këtë rrugëtim, kemi dyfishuar financimin e Programit Startup Albania, duke e rritur atë në 6 milionë euro. Ky angazhim është pjesë e vizionit afatgjatë për ndërtimin e një ekosistemi më të fortë për sipërmarrjen”, u shpreh Koçiu. Ajo theksoi...
Burimi:
sot.com.al