‘Kështjellë mbi drejtësinë’: Projektligji për Bankën e Shqipërisë pritet me kritika
Përmes një projektligji të ri, Banka e Shqipërisë synon që t’i japë guvernatorit dhe zv.guvernatorëve imunitet të shtuar ndaj masave të arrestit, që sipas ekspertëve të ligjit dhe të ekonomisë përbën një nonsens juridik dhe mburojë ndaj llogaridhënies. BIRN Një projektligj i ri për Bankën e Shqipërisë, i hartuar për të përafruar legjislacionin vendas me atë të Bashkimit Evropian, ka tejkaluar qëllimin e tij duke ofruar një mburojë penale për drejtuesit e institucionit përmes forcimit të imunitetit përballë ndjekjes penale dhe masave të arrestit. Shqetësimi kryesor lidhet me nenin 72 të projektligjit, i cili ndalon çdo formë arrestimi apo kontrolli personal e të banesës për guvernatorin e Bankës së Shqipërisë dhe zv. guvernatorët pa marrë më parë një autorizim nga Gjykata Kushtetuese. Sipas draftit, nëse...
Burimi:
syri.net