Karburantet pësojnë tjetër ulje, bie me 3 lekë çmimi i naftës, me 1 lekë ai i benzinës
Bordi i Transparencës ka vendosur mbrëmjen e sotme ulje të reja të çmimeve të karburanteve në vend. Sipas vendimit të fundit, nafta është ulur me 3 lekë për litër dhe do të tregtohet me 193 lekë/litër, ndërsa benzina është ulur me 1 lek për litër dhe do të shitet me 179 lekë/litër. Vendimi hyn në fuqi sot në orën 13:30 dhe do të mbetet i pandryshuar deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit. Autoritetet kanë paralajmëruar operatorët e tregut për zbatimin e detyrueshëm të çmimeve të përcaktuara, ndërsa në rast shkeljesh parashikohet pezullim i aktivitetit. “Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 193 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se...
Burimi:
javanews.al