Kadastra e Lorena Goxhobellit në qendër të stuhisë, auditimi i KLSH-së zbulon dështim të mekanizmave të kontrollit…
Nga auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit në mbi 7 drejtori vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës del një panoramë që shkon përtej shkeljeve individuale. Auditimi në terren është zhvilluar nga 21 prill 2025 deri më 30 maj 2025, mbi bazën e Programit të Auditimit, datë 15.04.2025. Raporti përfundimtar është miratuar dhe publikuar në janar 2026. Raporti nuk evidenton vetëm raste të administrimit të dobët të pronës publike, por një problem shumë më të thellë: mungesën pothuajse të plotë të zbatimit të rekomandimeve, mosmarrjen e masave disiplinore dhe një sistem kontrolli që, sipas vetë auditimit, nuk arrin të korrigjojë shkeljet e konstatuara. Raporti përfundimtar i KLSH-së, i publikuar në janar 2026 pas auditimit të kryer në shtatë drejtori vendore të ASHK-së, (Tirana Jug, Tirana...
Burimi:
sot.com.al