Jepen 517 milionë lekët e para për individët me 1 ose 2 fëmijë në ngarkim në DIVA 2025
Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar se ka nisur rimbursimi i 517 milionë e 731 mijë e 642 lekëve për individët përfitues që kanë deklaruar 1 ose 2 fëmijë në ngarkim në DIVA 2025. Dy ditë më parë Administrata Tatimore njoftoi nisjen e rimbursimit për 34 mijë e 263 individë që kanë deklaruar 1 ose 2 fëmijë në ngarkim në Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave për vitin 2025 dhe kanë rezultuar me tatim të mbipaguar. Sipas njoftimit, procesi i rimbursimit bazohet në të dhënat e DIVA 2025 dhe përfshin individët që, pas deklarimit vjetor të të ardhurave personale, kanë rezultuar se kanë paguar më shumë tatim se detyrimi real. Shumat përkatëse do t’u kthehen qytetarëve në llogaritë bankare të deklaruara prej tyre. Rimbursimi shihet si...
Burimi:
javanews.al