Janar-Prill, rritet me 62% regjistrimi i mjeteve të reja në Shqipëri

Janar-Prill, rritet me 62% regjistrimi i mjeteve të reja në Shqipëri

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën të ditur se është shënuar rritje e ndjeshme e regjistrimit të mjeteve të gjeneratës së fundit. Sipas të dhënave të publikuara, gjatë periudhës Janar- Prill 2026, janë regjistruar 8.235 mjete të prodhuara në 0-4 vitet e fundit, ose 62% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Këto të dhëna janë një tregues pozitiv për rinovimin e flotës së automjeteve në qarkullim dhe rritjen e interesit të qytetarëve për mjete më moderne dhe më efikase. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor evidenton gjithashtu edhe situatën e mjeteve që kanë rezultuar me probleme gjatë kontrollit teknik. Sipas statistikave, 30 mijë e 452 mjete, ose 24% e totalit të mjeteve të testuara, kanë mbetur,...