Investimet shqiptare jashtë vendit pësuan rënie në tremujorin e parë
Investimet shqiptare jashtë vendit pësuan rënie në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vlera e investimeve të kompanive shqiptare jashtë vendit zbriti në 55 milionë euro, 19% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në pjesën më të madhe, investimet shqiptare ishin në kontribute direkte në kapitalin e shoqërive të kontrolluara jashtë vendit. Këto injektime kapitali përbënin afërsisht gjysmën e fluksit të ri të investimeve shqiptare jashtë vendit. Pjesa tjetër konsiston kryesisht në fitime të riinvestuara të kompanive të zotëruara jashtë vendit. Sidoqoftë, bilanci neto i investimeve të huaja direkte për 3-mujorin I 2026 ishte negativ, për një vlerë të përgjithshme prej 348 milionë eurosh, në rritje me 19% krahasuar me të njëjtën...
Burimi:
sot.com.al