Investimet me rregulla të reja, qeveria kërkon më shumë industri dhe më pak fokus te pasuritë e paluajtshme
Jo vetëm në drejtim të turizmit dhe pasurive të paluajtshme, qeveria shqiptare do të orientojë investimet e huaja edhe te prodhimi. Në Strategjinë Kombëtare të Industrisë për vitet 2026-2030 parashikohen rregulla të reja për investimet në Shqipëri, të cilat s’do të maten vetëm me vlerën financiare, por edhe me ndikimin që sjellin në ekonomi, eksporte dhe në krijimin e vendeve të punës. “Qëllimi i saj është të mbështesë kalimin drejt një modeli zhvillimi të bazuar në produktivitet dhe vlerë të shtuar, duke rritur peshën e prodhimit në ekonomi, duke ngritur intensitetin teknologjik dhe duke zhvilluar zinxhirët e furnizimit”, tha Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit. Pavarësisht se ky sektor është në rënie të ndjeshme prej vitesh, dokumenti vlerëson se Shqipëria ka potencial të madh në industrinë...
Burimi:
top-channel.tv