Investimet e huaja arritën rekord në tre muaj, 43% u orientuan drejt pronave

Investimet e huaja arritën rekord në tre muaj, 43% u orientuan drejt pronave

Investimet e huaja direkte u rritën përsëri në 3-mujorin e parë të vitit 2026. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, ato arritën vlerën e 404 milionë eurove, duke shënuar një rekord të ri historik për këtë periudhë të vitit. Investimet e huaja janë rritur me 11.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të dhënat e 3-mujorit të parë të vitit në vija të përgjithshme konfirmojnë tendencat e viteve të fundit. Investimet e huaja direkte po mbështeten sidomos nga sektori i pasurive të paluajtshme, por edhe vlerat e larta të fitimeve të riinvestuara në disa sektorë të ekonomisë. Këtu përfshihen sidomos sektori i industrisë nxjerrëse të hidrokarbureve dhe sektori financiar. Sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë tremujorit të parë 2026, flukset valutore hyrëse...