Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës
Mirlind Daku mbylli kapitullin me Rubin Kazan mes emocionesh, ndërsa transferimi te Spartak Moska po shoqërohet me polemika. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare zhvilloi ndeshjen e tij të fundit me fanellën që e mbajti veshur për tre sezone, duke e mbyllur aventurën në mënyrën më të bukur. Tifozëve u dhuroi golin vendimtar në fitoren Akron Tolyati, ndërsa pas vërshëllimës finale emocionet pushtuan stadiumin. Shokët e ekipit e përqafuan dhe e ngritën disa herë në krahë, ndërsa sulmuesi nuk i mbajti dot lotët. Edhe tifozët e Rubin Kazanit e duartrokitën gjatë, duke e falënderuar për kontributin e dhënë gjatë tre sezoneve, ku u kthye në një nga futbollistët më të dashur të skuadrës. Ndërkohë, kalimi i tij te Spartak Moska ka sjellë 11 milionë euro në arkat...
Burimi:
javanews.al