Integrimi në BE/ Komisioni i Ekonomisë miraton paketën me 5 projektligje për bizneset; nisin ndryshimet edhe për pronësinë intelektuale

Integrimi në BE/ Komisioni i Ekonomisë miraton paketën me 5 projektligje për bizneset; nisin ndryshimet edhe për pronësinë intelektuale

Komisioni parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, nën drejtimin e kryetares Milva Ekonomi, ka shqyrtuar një paketë të rëndësishme nismash ligjore dhe deputetësh që lidhen direkt me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Diskutimet u përqendruan në përmbushjen e detyrimeve për dy kapituj kyç: Kapitullin 6 (“E Drejta e Shoqërive”) dhe Kapitullin 7 (“Pronësia Intelektuale”). Të pranishëm në komision për të mbrojtur projektligjet dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve ishin Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, zëvendësministrat Martin Kajo e Enkelejd Musabelliu, si dhe stafi teknik. Ministrja Ibrahimaj nënvizoi se këto reforma bëjnë një përafrim të plotë të legjislacionit shqiptar me “acquis” të BE-së, duke rritur sigurinë juridike dhe duke e përgatitur...