INSTAT nxjerr shifrat për 2025/ Tirana, qyteti më i preferuar nga të huajt! Ja ku zgjedhin të pushojnë shqiptarët
Shqiptarët udhëtuan më shumë gjatë vitit 2025, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, banorët mbi moshën 15 vjeç realizuan rreth 4.5 milionë udhëtime për qëllime personale dhe biznesi, duke shënuar një rritje të ndjeshme të lëvizjeve, veçanërisht jashtë Shqipërisë. Nga totali i udhëtimeve, 97.6% u kryen për qëllime personale, ndërsa vetëm 2.4% për arsye biznesi. Në vend u regjistruan rreth 4.4 milionë udhëtime për qëllime personale dhe afro 100 mijë udhëtime biznesi. Sipas INSTAT, pushimet dhe koha e lirë përbënin arsyen kryesore të udhëtimeve brenda vendit, me 52.8% të totalit. Ndërsa për udhëtimet jashtë Shqipërisë, motivi kryesor ishte vizita te të afërmit dhe miqtë, që përbënte 52% të rasteve. Raporti tregon se udhëtimet jashtë vendit u rritën me...
Burimi:
javanews.al