Imunitet për drejtuesit e Bankës së Shqipërisë, asnjë arrestim pa vendimin e Kushtetueses
Guvernatori dhe zëvendësguvernatorët e Bankës së Shqipërisë pritet të kenë një status të posaçëm procedural, nëse miratohet projektligji i ri për funksionimin e këtij institucioni. Sipas draftit të propozuar, ndaj drejtuesve të Bankës së Shqipërisë nuk mund të vendoset masë arresti dhe nuk mund t’u kufizohet liria pa autorizimin paraprak të Gjykatës Kushtetuese. Projektligji parashikon gjithashtu se për guvernatorin dhe zëvendësguvernatorët nuk mund të kryhen kontrolle personale apo kontrolle në banesë pa një vendim autorizues nga Gjykata Kushtetuese. Përjashtim bëjnë vetëm situatat kur ata kapen në flagrancë ose kur ndiqen menjëherë pas kryerjes së një vepre penale. Në rastet e tjera, prokuroria do të jetë e detyruar t’i drejtohet më parë Gjykatës Kushtetuese për të marrë lejen për kryerjen e veprimeve procedurale, përfshirë arrestimin apo...
Burimi:
kohajone.com