Importet e naftës u rritën në muajin mars/ Çmimi i lartë, nuk e kufizoi kërkesën, sipas të dhënave…

Importet e naftës u rritën në muajin mars/ Çmimi i lartë, nuk e kufizoi kërkesën, sipas të dhënave…

Importet e naftës në muajin mars 2026 kanë shënuar rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke sinjalizuar një zgjerim të konsumit të brendshëm pavarësisht çmimeve të larta të karburanteve në treg. Sipas të dhënave, në mars 2026 janë importuar 53,600 tonë naftë, nga 52,100 tonë në mars 2025. Kjo përkthehet me rritje rreth 3%, në krahasim vjetor. Zhvillimi tregon se kërkesa për karburant mbetet e fortë, e nxitur nga aktiviteti ekonomik dhe përdorimi i lartë në sektorë si transporti dhe shërbimet. Rritja e importit në mars vjen në një kohë kur çmimet e karburanteve kanë qenë të luhatshme dhe në nivele relativisht të larta, çka në teori do të pritej të frenonte konsumin. Megjithatë, të dhënat sugjerojnë të kundërtën: kompanitë...