Hapet tenderi 15.7 mln euro për zgjatimin e shinave me 4 km për linjën Tiranë-Durrës
Edhe pse po bëhen gati 5 vite që kur kanë nisur punimet për linjën e re hekurudhore Tiranë-Durrës, dhe me dalje për në Rinas, përfundimi ende duket larg. Hekurudha Shqiptare ka hapur një tender me vlerë 15.7 milionë euro për të ndërtuar edhe 4 kilometra linjë të re që do të lidhë Terminalin e Transportit Publik me Stacionin e Trenit Tiranë. Ky zgjatim thuhet në dokumente është pjesë e hekurudhës Durrës-Tiranë. Nisja për nga Tirana drejt Durrësit apo Rinasit do të bëhet tek stacioni në fund të Bulevardit të ri të Tiranës. Kompanitë e interesuara do të kenë mundësi deri më 15 qershor për të paraqitur ofertat e tyre, dhe më pas fituesi do të ketë 2 vite në dispozicion për të mbyllur punimet. Referuar...
Burimi:
kohajone.com