Guvernatori Sejko thirrje bankave: Financoni ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe sektorin e bujqësisë

Guvernatori Sejko thirrje bankave: Financoni ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe sektorin e bujqësisë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u ka bërë thirrje bankave që të rrisin financimet për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, veçanërisht në sektorin e bujqësisë, për t’i dhënë më shumë mbështetje ekonomisë. Guvernatori theksoi se kreditimi për sektorin privat ka shënuar rritje në vitet e fundit dhe se kredia bankare mbetet burimi kryesor i financimit të ekonomisë. “Portofoli i kredisë për sektorin privat ka arritur në 720 miliardë lekë. Kredia për sektorin privat është rritur me rreth 15% gjatë viteve të fundit. Një akses më i lartë në kredi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do t’i hapte rrugë përmirësimit të mëtejshëm të mirëqenies së shoqërisë. Qeveria ka miratuar një skemë të garancisë sovrane. Progresi i bërë gjatë këtyre dy viteve të...