Gent Sejko në panik nga përfshirja në lavatriçen e pastrimit të parave të krimit, Edi Rama ligj për t’i dhënë…
Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko e ka përfshirë një panik total për shkak të dosjeve përvëluese të pastrimit të parave, duke detyruar kryeministrin Edi Rama (mazhorancën socialiste) të ndërhyjë urgjentisht me një projektligj që funksionon si një mbrojtje e pastër juridike ndaj burgut. Ky draft skandaloz po i siguron kreut të Bankës së Shqipërisë dhe zëvendësve të tij një mburojë procedurale absolutisht të paprecedentë, duke i vendosur ata hapur mbi ligjin. Sipas ndryshimeve të reja, prokuroria nuk do të ketë më asnjë të drejtë ta arrestojë apo t’i kufizojë lirinë drejtuesit të Bankës Qendrore pa leje të posaçme. Madje, asnjë agjent i ligjit nuk mund t’i bëjë kontroll personal apo t’i mësyjë në banesë pa marrë më parë autorizimin e vështirë nga Gjykata...
Burimi:
sot.com.al