Gent Sejko: Ekonomia shqiptare mbetet në trajektore pozitive, inflacioni pranë objektivit të Bankës së Shqipërisë

Gent Sejko: Ekonomia shqiptare mbetet në trajektore pozitive, inflacioni pranë objektivit të Bankës së Shqipërisë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi gjatë një konference për mediat se ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet me ritme të qëndrueshme, ndonëse disi më të ulëta krahasuar me tremujorin e parë të vitit. Sipas tij, inflacioni i çmimeve të konsumit ka shënuar rritje si pasojë e efekteve direkte dhe indirekte të shtrenjtimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, si edhe për shkak të kërkesës së qëndrueshme për mallra dhe shërbime. Megjithatë, Sejko theksoi se niveli i inflacionit mbetet i kontrolluar dhe pranë objektivit të Bankës së Shqipërisë. “Aktiviteti ekonomik ka vijuar te rritet me ritme të krahasueshme ndonëse disi më të ulëta se ato të 3-mujorit të parë. Inflacioni i çmimeve të konsumit erdhi në rritje si pasojë e efekteve direkte dhe indirekte...