Forcohen rregullat për kategorizimin e hoteleve dhe bujtinave, dokumente të reja për bizneset
Bizneset që kërkojnë certifikatën e kategorizimit për hotele, bujtina, resorte, hostele, apartamente, vila dhe struktura të tjera akomoduese duhet të paraqesin dokumente më të plota për pronësinë ose përdorimin e ligjshëm të objektit. Sipas rregullores së mëparshme, biznesi mund të paraqiste certifikatën e pronësisë ose, si alternativë, kartelën e pasurisë, certifikatën e përdorimit të objektit apo kontratën e qirasë ose përdorimit. Komisioni i Standardizimit duhej ta shqyrtonte kërkesën brenda 10 ditëve nga paraqitja në “e-Albania”. Me ndryshimet e reja, pronari duhet të paraqesë certifikatën e pronësisë së bashku me kartelën e pasurisë. Si alternativë mund të paraqiten leja e ndërtimit dhe certifikata e përdorimit të objektit. Kur aktiviteti ushtrohet në një pronë që nuk është në pronësi të biznesit, pranohen kontrata e qirasë, kontrata e...
Burimi:
javanews.al