Financat buzëqeshin! 288 milionë euro shtesë në buxhetin e shtetit krahasuar me vitin e kaluar

Financat buzëqeshin! 288 milionë euro shtesë në buxhetin e shtetit krahasuar me vitin e kaluar

Në 4 muajt e parë të vitit, buxheti i shtetit ka arkëtuar rreth 275.7 miliardë lekë, duke tejkaluar planin e periudhës në 105.2 %. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u mblodhën rreth 28.8 miliardë lekë apo 288 milionë euro ose 11.7 % më shumë. Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale), për periudhën Janar-Prill 2026, u realizuan në shumën 98 miliardë lekë, 6.5 miliardë lekë o më shumë se katërmujori i vitit 2025, duke tejkaluar planin me 2.3 miliardë lekë. Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto)  kanë pasur rritjen më të lartë, nxitur ndjeshëm nga konsumi i popullatës, duke u realizuat në...