“Filtra më të fortë për financat”, Banka e Shqipërisë miraton rregulla të reja për institucionet financiare
Banka e Shqipërisë ka miratuar ndryshime të reja që prekin drejtpërdrejt funksionimin e tregut financiar në vend. Rregullat e reja fokusohen te institucionet e pagesave, paraja elektronike dhe subjektet financiare jobanka, duke vendosur standarde më të forta për licencim dhe aktivitet. Një nga ndryshimet kryesore është identifikimi i pronarit përfitues, për të zbuluar personat që qëndrojnë realisht pas bizneseve. Ndërkohë, subjektet që kërkojnë licencë duhet të dorëzojnë dokumentacion më të detajuar për kapitalin, kredinë dhe lidhjet financiare. “Për qëllime të kësaj rregulloreje, përcaktohet qartë koncepti i pronarit përfitues, sipas legjislacionit në fuqi. Personat që zotërojnë apo kontrollojnë subjektin duhet të identifikohen dhe të deklarohen në mënyrë të plotë. Kjo rrit transparencën mbi strukturën reale të pronësisë”. Banka e Shqipërisë, përmes këtyre ndryshimeve, synon të forcojë...
Burimi:
javanews.al