Fermerët ankohen për treg dhe çmime të ulëta, Salla: Në monitorim grumbulluesit, s’do lejohen abuzimet

Fermerët ankohen për treg dhe çmime të ulëta, Salla: Në monitorim grumbulluesit, s’do lejohen abuzimet

Në një intervistë televizive, ministri i Bujqësisë Andis Salla u ndal tek një prej shqetësimeve të fermerëve, mungesa e tregut dhe çmimet e ulëta të produkteve bujqësore, të cilat shpesh nuk mbulojnë as kostot e prodhimit. Salla thotë se çmimi përcaktohet nga raporti kërkesë-ofertë, por thekson se rol në uljen e çmimit në këtë periudhë ka edhe prodhimi i vendeve të rajonit. “Çmimi vjen nga kërkesë oferta. Kërkesë oferta vjen nga interesi që kanë në territor. Unë vij nga Divjaka pas një takim me disa fermerë aty. Diskutuam edhe për problemin e shalqirit apo edhe për produktet të tjera që janë në territor. Eksporti që ne kryejmë ka një interes sepse ne kemi një favor ku klima, na favorizon shumë sepse dalim tre javë apo...