Falja fiskale në Shqipëri/ Tatimet: Nga gjobat e bizneseve te borxhet e vjetra, mbi 306 mln euro detyrime të fshira pa kusht

Falja fiskale në Shqipëri/ Tatimet: Nga gjobat e bizneseve te borxhet e vjetra, mbi 306 mln euro detyrime të fshira pa kusht

Me qëllimin për të mbledhur një pjesë të principalit dhe për të mbyllur dosje të hapura prej vitesh, shteti po heq dorë nga qindra miliona euro detyrime të papaguara të bizneseve përfshirë gjoba dhe kamatvonesa. Vetë Drejtoria e Tatimeve si pjesë e ligjit të faljes së detyrimeve tatimore dhe doganore bënë të ditur se mbi 306 milionë euro detyrime tatimore janë fshirë deri tani, duke e kthyer këtë veprim në një nga ndërhyrjet më të mëdha fiskale të viteve të fundit. Shifrat e administratës tatimore tregojnë se përfituesit kryesorë janë bizneset dhe individët me detyrime të mbartura ndër vite, ndërsa numri total i përfituesve ka kaluar 130 mijë tatimpagues. Ndonëse procesi duhet të zhvillohej në 3 drejtime falje me kushte, pa kushte dhe kompensimi automatik...