‘Falimenton’ qeveria, kërkon borxh 200 milionë $ nga BB për turizmin, PPP-të dhe tregjet financiare
Qeveria shqiptare synon të marrë një hua prej 200 milionë dollarësh nga Banka Botërore për të financuar një paketë reformash që synon rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës, me fokus tek ekonomia e mbështetur nga turizmi. Kredia, e planifikuar për miratim në janar 2027, do të administrohet nga Ministria e Financave në formën e një Financimi të Politikave të Zhvillimit (Development Policy Financing -DPF). Sipas dokumentit të Bankës Botërore, financimi synon të mbështesë përshpejtimin e rritjes ekonomike përmes forcimit të konkurrueshmërisë së sektorit privat në afat të shkurtër dhe ndërtimit të bazave për një rritje të qëndrueshme në afat të mesëm. Objektivi është krijimi i më shumë vendeve të punës dhe rritja e pagave në ekonominë shqiptare të orientuar nga turizmi. Ekonomia turistike...
Burimi:
syri.net