Euro ‘shkatërron’ fasonin, eksportet bien 14% vetëm në maj/ Fabrikat po mbyllen, punonjësit pa punë

Euro ‘shkatërron’ fasonin, eksportet bien 14% vetëm në maj/ Fabrikat po mbyllen, punonjësit pa punë

Pas një rritjeje të fortë në prill (16.9%), eksportet kanë ngadalësuar ndjeshëm ritmet në maj, duke u zgjeruar me 2.8% në maj, sipas të dhënave të INSTAT. Sektori me ecurinë më negative në maj ishte ai i tekstile e këpucëve, që punon me sistemin fason (material porositësi), që shënoi tkurrje dyshifrore prej 14.2%, më e forta e këtij viti. Ndërkohë ecurinë më pozitive e kishin materialet e ndërtimit, makineritë e pajisjet si dhe produktet ushqimore. Sipas INSTAT, Në Maj 2026 eksportet e mallrave arritën vlerën 32,7 mld lekë, duke u rritur me 2,8 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u ulur me 6,3 %, në krahasim me Prill 2026. Gjatë muajit Maj 2026, në rritjen e eksporteve...