Ekspertja ngre alarmin: Ja pse protesta mund të ndikojë negativisht turizmin në Shqipëri

Ekspertja ngre alarmin: Ja pse protesta mund të ndikojë negativisht turizmin në Shqipëri

Turizmi ka gjeneruar të ardhura rekord në mbi 1 miliardë euro në tre muajt e parë të vitit. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, shpenzimet e të huajve në vend u rritën me 14.8% krahasuar me një vit më parë, teksa edhe flukset turistike janë shtuar ndjeshëm. Ndërkohë, statistikat tregojnë për rritje të shpenzimeve të shqiptarëve jashtë vendit, me 579 milionë euro për periudhën janar-mars. Ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi, e ftuar në “Money Report” u shpreh se shifrat dëshmojnë faktin se turizmi në Shqipëri nuk është më sezonal, por po kthehet gjithëvjetor. “Shqipëria po kthehet në një atraksion turistik gjithëvjetor. Ndikon pozitivisht në sektorin e turizmit, por edhe në bizneset që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me turizmin. Muajt e parë të vitit janë...