Ekonomia e Ballkanit, Shqipëria kampione në ndërtim, Serbia në teknologji informacioni

Ekonomia e Ballkanit, Shqipëria kampione në ndërtim, Serbia në teknologji informacioni

Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor nuk mbështeten në të njëjtët motorë zhvillimi. Disa vende kanë ruajtur një bazë relativisht të fortë industriale, të tjera varen më shumë nga tregtia, turizmi dhe shërbimet, ndërsa Shqipëria dallohet për peshën e lartë të bujqësisë dhe, veçanërisht, të ndërtimit. Monitor ka përpunuar të dhënat e Eurostat dhe ka krahasuar strukturës e vlerës së shtuar bruto sipas aktivitetit ekonomik (pa përfshirë neto taksat e subvencionet) për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe mesataren e Bashkimit Europian për vitin 2024 (të dhënat e fundit të disponueshme). Modelet e rritjes në rajon ndryshojnë ndjeshëm jo vetëm nga njëri-tjetri, por edhe nga ekonomia mesatare e Bashkimit Europian. Në BE, aktiviteti ekonomik është më i shpërndarë ndërmjet industrisë, shërbimeve profesionale, administratës publike, pasurive të paluajtshme dhe...