Drejt BE dhe pavarësisë absolute, zbardhet projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë

Drejt BE dhe pavarësisë absolute, zbardhet projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë

Qeveria shqiptare ka bërë gati një reformë thelbësore në arkitekturën financiare të vendit, duke hartuar një projektligj të ri organik për Bankën e Shqipërisë. Nisma ligjore, e konsultuar me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Qendrore të Luksemburgut, synon të shkëpusë përfundimisht bankën qendrore nga çdo ndikim shtetëror, duke e përafruar atë me standardet e Sistemit Evropian të Bankave Qendrore (SEBQ) dhe duke përgatitur terrenin ligjor për adoptimin e monedhës Euro në të ardhmen. Një nga shtyllat qendrore të projektligjit të ri është blindimi i pavarësisë institucionale, personale dhe financiare të Bankës së Shqipërisë. Ligji i ri sanksionon ndarjen e prerë të vendimmarrjes monetare nga politikat e ditës së ekzekutivit. Sipas relacionit zyrtar që shoqëron projektligjin, kjo pavarësi materializohet përmes një ndalimi të rreptë të çdo...