“Doganat” arkëtojnë 66 milionë lekë, falin 168 milionë tjera. Kush përfiton deri më 31 dhjetor?

“Doganat” arkëtojnë 66 milionë lekë, falin 168 milionë tjera. Kush përfiton deri më 31 dhjetor?

Administrata Doganore ka mbyllur fazën e parë të zbatimit të ligjit te njohur ndryshe si “Ligji i Faljes”, me rezultate konkrete pas afatit të 30 Qershorit 2026. Gjatë kësaj periudhe janë përmbyllur procedurat për 260 raste përfituese, subjekte që kanë shlyer brenda afatit 50% të detyrimit kryesor për periudhën 2015–2019, duke përfituar faljen e 50% të detyrimit te mbetur, si dhe fshirjen e plotë të penaliteteve e kamatëvonesave. Nga zbatimi i kësaj dispozite u shuan rreth 168.6 milionë lekë detyrime, ndërsa në buxhetin e shtetit u arkëtuan 66.1 milionë lekë. Procesi nuk mbyllet këtu. Subjektet që nuk arritën të përfitonin nga opsioni i parë kanë ende një dritare deri më 31 dhjetor 2026, ku pagesa e 75% të detyrimit kryesor sjell faljen e 25% të...