Deri në 35 ditë për kompensimin e naftës, operatorët përballen me procedura të gjata verifikimi

Deri në 35 ditë për kompensimin e naftës, operatorët përballen me procedura të gjata verifikimi

Operatorët e transportit publik që kanë nisur të aplikojnë për kompensimin e naftës 50 lekë për litër, duhet të kalojnë një sërë procedurash verifikimi, të cilat për Tiranën zgjasin deri në 35 ditë dhe për rrethet deri 25 ditë. Kryetari i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas Kostandin Foni pohoi për Monitor se për shumë operatorë të transportit publik, procesi ka nisur me paraqitjen e kërkesës për kompensim, ku krahas saj subjektet po dorëzojnë edhe formularët e vetëdeklarimit për sasinë e karburantit të konsumuar, duke krahasuar periudhën aktuale me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Krahas vetëdeklarimit, operatorët duhet të paraqesin edhe dokumentacionin shoqërues, përfshirë faturat e blerjes dhe ato të daljes. “Në Tiranë, faza e parë e procesit përfshin verifikimin nga inspektori përgjegjës, i...