“Do bëhemi 100 mijë zemra, po vjen shtatori”/ Aktivisti: Të gjithë bashkë, studentë, Diasporë do t’i japim dërmën…

“Do bëhemi 100 mijë zemra, po vjen shtatori”/ Aktivisti: Të gjithë bashkë, studentë, Diasporë do t’i japim dërmën…

Aktivisti Andi Tepelena, gjatë fjalës së tij në protestën e 65-të kundër kryeministrit Edi Rama, u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen përtej bindjeve politike, duke deklaruar se vendi ka nevojë për ndryshim dhe më shumë transparencë. Sipas tij, protesta dëshmon se qytetarët nuk ndahen më në të majtë dhe të djathtë, por bashkohen për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri. “Duan të ndajnë shqiptarët në të majtë e të djathtë, por ky shesh tregon se nuk ka të majtë e të djathtë. Janë të gjithë qytetarë që duan të jetojnë në këtë vend. Shqipërisë sot i duhen njerëz të ndershëm”, u shpreh Tepelena. Ai u bëri thirrje qytetarëve, studentëve dhe diasporës që t’u bashkohen protestave, duke deklaruar se mobilizimi do të...