“Shtatori do të sjellë dyndje në sheshe”/ Mërtiri: Rama do më pak bashki për t’i kontrolluar më lehtë! Qeveria…

“Shtatori do të sjellë dyndje në sheshe”/ Mërtiri: Rama do më pak bashki për t’i kontrolluar më lehtë! Qeveria…

Analisti Ergys Mërtiri, i ftuar në një studio televizive ka bërë një analizë të situatës politike në vend, duke u ndalur te synimet e qeverisë për reformën e re territoriale, valën e protestave, si dhe goditjet e njëpasnjëshme nga skandalet dhe SPAK. Duke komentuar lëvizjet e fundit të ekzekutivit për ndarjen e re administrative, Mërtiri u shpreh se qëllimi kryesor i kryeministrit është kontrolli i plotë i pushtetit vendor nëpërmjet centralizimit: “Rama kërkon të përqendrojë pushtetin vendor në disa duar dhe kërkon më pak bashki, që të ketë më pak njerëz për të kontrolluar më lehtë.” Mërtiri parashikoi se kriza politike do të intensifikohet ndjeshëm gjatë muajit shtator, për shkak të gjallërimit të Tiranës dhe rikthimit të studentëve, çka do ta bëjë të pamundur menaxhimin...