Ekstradimi i Ermal Beqirajt drejt Shqipërisë, dosja po përkthehet, kërkesa nuk i është paraqitur ende palës franceze

Ekstradimi i Ermal Beqirajt drejt Shqipërisë, dosja po përkthehet, kërkesa nuk i është paraqitur ende palës franceze

Nga dorëzimi i kërkesës për të ekstraduar nga Franca, Ermal Beqirin, Ministria e Drejtësisë po përkthen ende materialin ku përfshihet vendimi i masës së sigurisë shpallur në dhjetor 2025 dhe akte nga fashikulli hetimor që do t’i bashkëngjiten letërporosisë. Duke ju referuar burimeve shumë të sigurta pranë grupit të përkthyesve të licensuar të gjuhës frënge, gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, mëson se kërkesa për të ekstraduar Beqirin nuk ka përfunduar ende, e për rrjedhim ende nuk i është përcjellë drejtësisë franceze. Dosja është voluminoze dhe do të nevojiten edhe disa ditë të tjera nga kërkesa e përcjellë qe u njoftua në rrugë zyrtare pas arrestimit të Beqiraj nga vetë SPAK. Nga ana tjetër SPAK do të nisë edhe një kërkesë të dytë për ndihmë...