“Erdhi me polici dhe badygard, të rinjtë protestonin paqësisht!”/ Protestuesi: Pyetjet e SPAK i dikton vetë Belinda

“Erdhi me polici dhe badygard, të rinjtë protestonin paqësisht!”/ Protestuesi: Pyetjet e SPAK i dikton vetë Belinda

Një qytetar nga protesta para Kryeministrisë ka hedhur akuza të forta ndaj Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duke pretenduar se kjo strukturë po mbron qeverinë. Gjatë fjalës së tij, ai u ndal edhe te hetimi ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke ngritur pretendime për mënyrën se si po zhvillohet procesi hetimor. “Dy fjalë për SPAK. Para disa ditësh e quajta SPAK-un kamuflazh dhe rrufepritëse të qeverisë, por këto ditë kjo gjë ka avancuar”, u shpreh qytetari nga sheshi. Ai krahasoi trajtimin e figurave të ndryshme politike nga drejtësia, duke përmendur ish-presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërsa pretendoi se ndaj Ballukut ka pasur një trajtim ndryshe. Qytetari gjithashtu bëri akuza të paprovuara lidhur me hetimin ndaj ish-zëvendëskryeministres, duke pretenduar se...