Depozitat i rikthehen rritjes në prill, në një vit kursimet në banka u shtuan me 1.75 mld euro

Depozitat i rikthehen rritjes në prill, në një vit kursimet në banka u shtuan me 1.75 mld euro

Ndryshe nga shkurti dhe marsi kur kursimet në monedhën vendase në banka ishin në rënie, muaji prill ka shënuar kthesë pozitive. Edhe valuta ka vijuar rritjen ndonëse me ritme të ulëta. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të prillit, depozitat në lekë të individëve, bizneseve e institucioneve të tjera në banka kanë arritur në 737 miliardë lekë, me një rritje prej 10.7 miliardë lekësh, ose 1.5% në krahasim me muajin e mëparshëm, duke rikuperuar humbjet e dy muajve të fundit. Në mars dhe në shkurt, kursimet në monedhën vendase në banka kishin rënë përkatësisht me 6 dhe 4.3 miliardë lekë. Me bazë vjetore (prill 2026/prill 2025), kursimet në monedhën vendase janë shtuar me 97 miliardë lekë, ose 15%. Përmirësimi i depozitave në...