“Çmimi i karburanteve u rrit me 32 lekë, në Europë me vetëm 16” – Erion Braçe kërkon rikthimin e “Bordit të Transparencës”

“Çmimi i karburanteve u rrit me 32 lekë, në Europë me vetëm 16” – Erion Braçe kërkon rikthimin e “Bordit të Transparencës”

Çmimi i naftës në vend ka shënuar sërish rritje, duke arritur sot në 206 lekë për litër. Kjo situatë ka sjellë reagimin e deputetit të Partisë Socialiste, Erion Braçe. Ai kërkon rikthimin e Bordit të Transparencës, duke argumentuar se tregtarët nuk reflektuan uljen e çmimeve në tregjet ndërkombëtare, ndërsa rritjet po i aplikojnë menjëherë. Sipas Braçes, gjatë tre javëve të fundit, kur çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare ishte në rënie, çmimi në Shqipëri mbeti i pandryshuar. Ai thekson se ndërkohë që në vendet europiane çmimi i karburantit në pikat e shitjes është rritur me rreth 16 cent, në Shqipëri rritja ka qenë rreth 32 cent për litër. Deputeti ngre shqetësim edhe për çmimin e gazit, duke theksuar se ai nuk ka pësuar ulje dhe...