Çmimet e banesave në bregdet po rriten me ritme të larta, tregu në Tiranë “po ftohet” ndjeshëm

Çmimet e banesave në bregdet po rriten me ritme të larta, tregu në Tiranë “po ftohet” ndjeshëm

Banka e Shqipërisë vlerëson se çmimet e banesave vazhduan rritjen me ritme të larta në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar. Indeksi Fischer i përllogaritur nga Banka e Shqipërisë tregoi që çmimi mesatar i banesave të shitura gjatë periudhës u rrit me 11.7% në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar dhe me 28% në krahasim me një vit më parë. Megjithatë, rritja vjetore e çmimeve u ngadalësua nga niveli prej 41.7% i raportuar në gjashtëmujorin e parë 2025. Në veçanti për kryeqytetin, tregu shfaqet në ngadalësim të ndjeshëm. Indeksi i çmimeve për shitjet në Tiranë u raportua i pandryshuar ndaj gjashtëmujorit të mëparshëm dhe u rrit me 4.4% ndaj nivelit të një viti më parë. Rritja e çmimeve me bazë vjetore pësoi një rënie drastike...