“Çmime europiane, paga shqiptare”/ Tabaku: Qeveria Rama ka sjellë emigrim dhe rënie prodhimi
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka analizuar në rubrikën “Këndi i Fundjavës” tri sfidat kryesore që, sipas saj, po rëndojnë ekonominë dhe jetën e familjeve shqiptare: rritjen e kostos së jetesës, emigrimin dhe tkurrjen e prodhimit. Sipas Tabakut, këto probleme burojnë nga një model ekonomik që favorizon një numër të kufizuar kompanish dhe individësh të lidhur me qeverinë, ndërsa shumica e qytetarëve përballen me çmime në rritje, taksa më të larta dhe paga që nuk mbulojnë kostot e jetesës. “Çmimet shqiptare janë barazuar me ato europiane. Kemi çmime europiane, ndërkohë që pagat janë shqiptare”, deklaroi Tabaku. Deputetja demokrate tha se gjatë dhjetë viteve të fundit çmimet janë rritur me 22%, ndërsa pagat nuk kanë ndjekur të njëjtin ritëm. Si shembull, ajo përmendi një familje...
Burimi:
sot.com.al